Reagon Juventusi: E pabesueshme, kualifikohen me një penallti (Video)
Real Madrid u kualifikua në gjysmëfinale të Champions League pasi Ronaldo shënoi në minutën e 98-të nga penalltia diskutabile
Juventus tregoi karakter në ndeshjen e dytë çerek-finale, derisa në minutat e fundit Reali përfitoi një penallti të lehtë, transmeton Periskopi.
Klubi italian menjëherë ka reaguar duke e quajtur një shaka të pabesueshme.
“90 ‘+8 – por nuk ka më kohë. Është një shaka e pabesueshme: një gol në minutat shtesë, me penallti kualifikohen në gjysmëfinale”, thuhet në shkrimin e fundit në Tëitter të Juventusit. /Periskopi/



