Reagon komentatori kroat: Nuk i ofendova shqiptarët, ja e vërteta

Reagon komentatori kroat: Nuk i ofendova shqiptarët, ja e vërteta

Një frazë e një komentatori kroat në ndeshjen Dinamo Zagreb-Skëndërbeu i ka prekur mijëra shqiptarë. 

Gjatë komentimit të ndeshjes, komentatori i HRT, Stjepan Balog ndër të tjera tha se ka kaluar koha kur i njihnim shqiptarët si shitës akulloresh dhe ëmbëlsirash në transmetim direkt.

Por, Indeksonline ka marrë përgjigjen e komentatorit kroat që ka thënë se është keqkuptuar fraza e tij dhe se iu kërkon falje shqiptarëve.

“Kam marrë qindra-mijëra mesazhe pas ndeshjes dhe se e kam me borxh që të përgjigjem. Një lajm i publikuar në mediat kroate i ka shtrembëruar fjalët e mija të cilat u përcollën edhe në mediat shqiptare. Unë kurrë nuk kam dashur dhe as nuk dua të nënçmoj popullin shqiptar.

Fjalët e mija u shtrembëruan në media sepse ato kishin kuptim tjetër. Me atë fjali unë desha të them se shqiptarët kanë bërë progres të madh në sport, sidomos futboll. Gazetarja kroate publikoi vetëm një pjesë të fjalëve të mija dhe tërë fjalinë.

Megjithatë, iu kërkoi falje të gjithë popullit shqiptar nëse unë kam lënduar ndjenjat e juaja. Ky nuk është qëllimi im dhe nuk do të jetë asnjëherë. Unë besoj se populli kroat dhe shqiptar janë miq të fortë” ka thënë Stjepan Balog për Indeksonline.

Shpërndaje në: