Reagon Zelensky pas raundit të parë të bisedimeve
Presidenti i Ukrainës ka bërë një deklaratë të shkurtër në rrjetet sociale.
Ai tha se delegacioni i tij duhet të ketë marrë përgjigje nga Rusia deri tani dhe se çelësi është “Rusia duhet të jetë e gatshme t’i japë fund luftës që filloi”.
“Sa i përket përmbajtjes së diskutimeve të sotme, është ende shumë herët për të nxjerrë përfundime”, shtoi ai.
Ukrainian diplomatic team reports almost every hour from the UAE, where a conversation took place today involving the Ukrainian, American, and Russian delegations. They are discussing the parameters for ending the war.
By now, our team should already have at least some answers… pic.twitter.com/U1IsDfWWiZ
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 23, 2026
“Do të shohim se si do të zhvillohet biseda nesër dhe çfarë rezultatesh do të sjellë”, vazhdoi Zelensky./Periskopi



