Real apo Atletico? Kë do ta dëshironte në finale Gianluigi Buffon
Gianluigi Buffon pret një finale të fortë, nëse Juventusi arrin të eliminojë Monacon.
Si Real Madridi, ashtu edhe Atletico Madrid, janë të nivelit të njëjtë, sipas portierit legjendarit të Juventusit, Gianluigi Buffon.
Buffon ka mbajtur konferencën e fundit për shtyp, para ndeshjes me Monacon, që e zhvillojnë nesër (e mërkurë) duke filluar nga ora 20:45.
“Real apo Atletico? Nuk po them emrin e asnjërës, pasi kushdo që fiton do të ishte një kundërshtar shumë i fortë për ne”, tha Buffon gjatë konferencës për media.



