Real Madridi ka një ultimatum për Manchester United (Foto)
Real Madrid i ka treguar Manchester United se duhet të pagujnë 90 milionë euro për t’i marrë shërbimet e sulmuesit Alvaro Morata, sipas disa raportimeve.
Marca raporton se kampionët spanjoll nuk do të pranojnë ofertë nën 90 milionë euro për sulmuesin Morata.
Drejtuesit e Madridit e dijnë se nuk kanë pse ta shesin Moratan dhe poashtu Zidane është i kënaqur me kontributin e sulmuesit, i cili ka shënuar 20 gola në sezonin që shkoi.

Morata është i lumtur me jetën në Madrid por dëshiron më shumë të luajë sepse verën e ardhshëm do të jetë kampionati botëror Russia 2018. /Periskopi/



