Real Madrid do të bëhet me portier të ri në janar (Video)
Është raportuar se Real Madridi është gati që ta blejë portierin e Athletic Bilbaos Kepa Arrizabalaga.
23 vjeçari mund të vijë më herët se afati dimëror i janarit.
Duke e bërë këtë më të mundur, pasiqë është humbur durimi te portieri i Realit, Keylor Navas, dhe stafi i Real Madridit dëshirojnë ndryshime, raporton Periskopi.
Ish reprezentuesi i Spanjës për grupmoshat ndër 21 vjeç, Kepa, është identifikuar si një nga portierit me potencial të lartë në Evropë dhe “Los Blancos” janë të gatshëm të heqin dorë nga portieri i Manchester Unitedit, David De Gea ose portieri i Chelseat, Thibaut Courtois.

Kepës i përfundon kontrata me klubin baskë në fundin e këtij sezoni. Sipas gazetës madriliene “Marca” është synim i tij që të mos nënshkruajë një kontratë të re. Por, pasiqë kontrata e tij përfundon në qershor të vitit 2018 dhe mund të largohet si lojtarë i lirë, raportohet se Real Madridi do ta paguajë klauzolën e tij prej 20 milionë euro. /Periskopi
Në video mund të i ndiqni paraqitjet e tij më të mira:



