Real Madrid gati të ofrojë yllin e saj në shkëmbim me Alexis Sanchezin

Real Madrid gati të ofrojë yllin e saj në shkëmbim me Alexis Sanchezin

Raportohet se Real Madridi është gati të ofrojë Lucas Vazquezin te Arsenali në ofertë që do ta përfshinte Alexis Sanchezin në shkëmbim.

Gjigantët spanjoll janë gjithnjë e më të afër që ta marrin kilianin në radhet e sajë në pjesën e dytë të sezonit, veçanërisht pasi ai mund të luaj në Champions League dhe do te ishte një ndihmesë e madhe për Realin, pasiqë ata do të përballen me Paris Saint Germainit, raporton “CaughtOffside.com”, transmeton Periskopi.

Kjo sipas gazetës “Don Balon”, të cilët sugjerojnë se Arsenali është i gatshëm të pranojë ofertën e Realit që do të mundësonte ardhjen e Lucas Vazquez te Londinezët si zëvendësues i përshtatshëm pas largimit të Sanchezit.

28 vjeçari që dëshiron largimin nga Arsenali do të jetë i lirë në verën e ardhshme, dhe raportet pretendon që kjo ofertë e Realit do të mundësonte londinezëve që të nxjerrin diçka nga kiliani.

Duke pasur parasysh se Lucas Vazques nuk e ka vendin e titullarit te “Los Blancos”, ai ka shkëlqyer herë pas here dhe do ti ndihmonte skuadrës së Arsene Wenger që nuk janë në formë të mirë. /Periskopi

 

Shpërndaje në: