Real Madrid i jep afat Xabi Alonsos deri në janar
Sipas Diario AS, Real Madridi ka vendosur që trajneri Xabi Alonso do të vazhdojë detyrën deri të paktën në muajin janar, përveç nëse skuadra kalon një periudhë shumë të dobët në rezultate.
Klubi madrilen e ka përcaktuar Superkupën e Spanjës në janar si testin vendimtar për të ardhmen e Alonso-s në krye të ekipit.
Deri atëherë, 42-vjeçari pritet të ketë mbështetjen e plotë të drejtuesve.
Ecuria në ndeshjet e ardhshme do të jetë kyçe, ndërsa Real Madrid synon stabilitet dhe vazhdimësi në mesin e sezonit.



