“Real Madrid janë favorit” – Michael Owen
Sulmuesi i pensionuar i futbollit, Michael Owen ka dhënë mendimin e tij sa i përket se kush do të kualifikohet në finale nga dueli, Atletico Madrid – Real Madrid.
Sonte me fillim nga ora 20:45, zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve për këtë sezon.
Ish futbollisti anglez, tani i kthyer në analist, Michael Owen mendon se Real Madridi është skudër pak më e mirë se Atletico dhe se do të arrijë të kualifikohet në finalen e Cardiffit, përcjell Periskopi.
“Real Madrid është favorit por jo edhe favorit i fuqishëm. Pritet që Real Madrid të fitojë trofeun pas eliminimit të disa skuadrave si Bayern Munich e Barcelona”, deklaroi Owen për Goal. /Periskopi/



