Real Madrid-Leganes: Këto janë formacionet zyrtare
Real Madrid e pret në ‘Santiago Bernabeu’ skuadrën e Leganes
Skuadra e Zinedine Zidane do të takohet me Leganesin në kuadër të xhiros së 35-të në La Liga, transmeton Periskopi.
‘Los Blancos’ nuk kanë ambicie në La Liga pasi Barça ka kryer punën sa i përket kampionit, derisa madrilenet janë në garë për Champions League.
Real Madrid: Casilla, Vallejo, Benzema, Bale, Casemira, Theo, Llorente, Achraf, Mayoral, Kovacic, Ceballos.
Leganes: Cuellar, Bustinza, Amrabat, Gabriel, Guerrero, El Zhar, Rico, Zaluda, Perez, Siovas, Darko. /Periskopi/



