Real Madrid shpallet kampion i botës (VIDEO)

Real Madrid shpallet kampion i botës (VIDEO)

Real Madrid është shpallur për herë të katërt dhe të tretën rradhazi kampion i botës për klube. 

‘Galaktikët’ mposhtën lehtësisht në finale ekipin e Al Ain, me rezultat 4 me 1.

Zhvillohej minuta e 14′ kur fituesi i ‘Topit të Artë’ Luka Modric me një goditje potente i dha epërsinë Realit.

https://www.youtube.com/watch?v=R_btvpaxoJ0

Në vazhdimin e pjesës së parë nuk pati ndryshim në rezultat, përveç dominimit të ekipit të Solarit.

Minuta e 60′ solli edhe golin e dytë. Edhe ky gol ishte një kryevepër, pasi Marcos Llorente goditi mirë një top të kthyer nga goditja e këndit dhe shënoi për 2 me 0.

https://www.youtube.com/watch?v=FDbknxHdH8k

Në listën e realizatorëve nuk mund të mungonte kapiteni ikonik Sergio Ramos që shënoi për 3 me o.

https://www.youtube.com/watch?v=aXtdp2_MhJk

Shiotani pak para fundit shënoi golin e nderit për ekipin arab.

https://www.youtube.com/watch?v=X_0p3s6Sffo

Al Ain shënoi edhe një gol tjetër në fund me Nader, por në portën e gabuar për rezultatin 4 me 1.

Ky ishte trofeu i parë për trajnerin Santiago Solari. /Periskopi

 

Shpërndaje në: