Real Madridi e blen talentin 17-vjeçar, Guille Gonzalez

Real Madridi e blen talentin 17-vjeçar, Guille Gonzalez

Real Madridi ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të ri të djathtë Guille González nga Cadizi.

Futbollisti 17-vjeçar, i cili ishte pjesë e akademisë së Cadizit që nga mosha 12-vjeçare, pritet fillimisht t’i bashkohet skuadrës Real Madrid C.

Sipas raportimeve, Los Blancos kanë paguar rreth 500 mijë euro për talentin spanjoll, i cili ka luajtur për ekipin U-19 të Cadizit dhe ka përfaqësuar Spanjën U-18.

Qëllimi i klubit është që González të avancojë së shpejti drejt Castillas, ekipit që garon në nivelin e tretë të futbollit spanjoll.

Ky është përforcimi i dytë dimëror për akademinë e Real Madridit, ndërsa klubi e sheh Gonzálezin si një investim për të ardhmen dhe një zgjidhje të mundshme në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Shpërndaje në: