Real Madridi e harron Harry Kane, ka në plan një tjetër sulmues (Video)
Real Madridi ka humbur interesimin për Harry Kane, ndërsa synimi i tyre kryesor pritet të jetë Robert Lewandowski
Ylli i Tottenhamit ka qenë i lidhur vazhdimisht me një kalim eventual te gjiganti spanjoll, por tani Reali ka ndërruar mendje dhe kërkon Lewandowskin, shkruan Periskopi.
Arsyeja pse ‘Los Blancos’ ka humbur interesimin në Kane nuk është lëndimi i fundit që ka pësuar, por stafi klubit mbretëror beson se sulmuesi anglez nuk do të mund t’ia dalë me presionin e të luajturit për një skuadër si Real Madrid.
Prioriteti i Zinedine Zidane për fazën e sulmit do të jetë sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski. /Periskopi/



