Real Madridi e konfirmon Vallejon si zëvendësues të Pepes
Real Madridi e ka konfirmuar se Jesus Vallejo do të kthehet në sezonin 2017/18 në klubin e tyre.
Pepe është larguar nga Santiago Bernabeu, ndërsa Vallejo ka ardhur me rekomandim të Zinedine Zidanes si zëvendësues.
Ai do të mundohet të gjejë minuta në mbrojtjen e Realit me emra si Sergio Ramos, Raphael Varane dhe Nacho Fernandez.
Vallejo do të luajë në Euro U21 si zgjedhja e parë e Spanjës.



