Real Madridi i gatshëm të shes Gareth Bale te Manchester United (Foto)

Real Madridi i gatshëm të shes Gareth Bale te Manchester United (Foto)

Manchester United ka marrë dritën e gjelbërt për të filluar bisedimet me uellsianin, Gareth Bale nga Real Madrid, sipas disa raportimeve në Francë.

L’Equipe raporton se Zinedine Zidane dhe presidenti Florentino Perez janë takuar me sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe për ta bindur që të transferohet në kryeqytetin spanjoll këtë verë, transmeton Periskopi.

Real Madrid ready to sell Gareth Bale to Man Utd after secret meeting with Kylian Mbappe

 

Gjatë bisedës me Mbappe, raportohet se Zidane dhe Perez i kanë thënë se janë të gatshëm të largojnë Gareth Bale, Cristiano Ronaldo ose Karim Benzema, për t’i garantuar më shumë minuta 18 vjeçarit.

Real Madrid ready to sell Gareth Bale to Man Utd after secret meeting with Kylian Mbappe

United ka mbajtur bisedime me Real Madridin për transferimin e Bale

 

Sipas L’Equipe njëri nga tre lojtarërt, do të jetë Bale që mund të shitet dhe United tani mund të bëj ofertën, pasi klubi anglez është që një kohë të gjatë i interesuar për uellsianin.

Bale ishte transferuar nga Tottenham Hotspurs në atëkohë për shumë record prej 100 milionë euro. /Periskopi/

Shpërndaje në: