Real Madridi i ofron kontratë Mourinhos: 18 milionë euro në vit

Real Madridi i ofron kontratë Mourinhos: 18 milionë euro në vit

Jose Mourinho u shkarkua nga Manchester United të martën në mëngjes.

Daily Mail bën të ditur se Real Madridi i Florentino Perezit dëshiron të rifitojë shërbimet e portugezit që prej qershorit të vitit të ardhshëm.

Perez mësohet se do t’i ofrojë kontratë prej 18 milionë eurosh në vit Mourinhos. Mësohet që diskutimet për një gjë të tillë po zhvilloheshin që nga totori i këtij viti.

Shumë njerëz brenda klubit besojnë që ai ka personalitetin dhe aftësinë për ta drejtuar një ekip si Real Madridi që aktualisht ende është në krizë.

Shpërndaje në: