Real Madridi ia lë derën e hapur Manchester United për Cristiano Ronaldon (Foto)
Real Madrid do t’ia lë derën hapur Manchester United për të bërë ofertë për Cristiano Ronaldo nëse sulmuesi e përfundon dëshirën e tij që të largohet nga klubi këtë verë, sipas disa raportimeve në Spanjë.
Të premtën gazeta portugeze A Bola, raportoi se Ronaldo ëshë i ‘shokuar’ pasi ai është akuzuar për evasion fiskal nga prokurorët spanjoll, transmeton Periskopi.
Ronaldo është akuzuar se ka fshehur 14.7 milionë euro nga shteti spanjoll duke i ikur taksav të shtetit spanjoll.
Raporti po ashtu thekson se Ronaldo i ka treguar presidentit të klubit, Florentio Perez, se ai dëshiron të largohet nga Spanja këtë verë dhe se vendimi i tij është i pakthyeshëm.

A Bola raporton se Ronaldo dëshiron të largohet nga Reali këtë verë
Tashmë, edhe gazeta spanjolle Marca ka mbështetur raportin e A Bola por se Perez është duke tentuar ta qetësojë situatën dhe se i ka sygjeruar 31 vjeçarit ta rishikojë qëndrimin e tij.

Ronaldo e ndihmoi Reali ta fitojë Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar
Megjithatë, Marca ka theksuar se Perez nuk do ta mbajë Ronaldo në Madrid kundër dëshirës së tij, duke lënë për të kuptuar se United dhe Paris Saint-Germain, të cilat dështuan me ofertat e tyre sezonin e kaluar, mund të rikthejnë interesimin e tyre.
Siç po qëndrojnë gjërat tani, Marca raporton se Madridi është duke tentuar ta qetësojë Ronaldon dhe hapi i parë i tyre i shpejtë ishte komunikata zyrtare e klubit në mbështetje të lojtarit.
Ronaldo momentalisht është me kombëtaren portugeze duke u përgatitur për Kupën e Konfederatëve, që do të mbahet këtë verë.
Ylli portugez ishte pyetur për akuzat e ngritura kundër tij, golashënuesi më i mirë në histori të klubit është përgjigjur: “Unë kamë ndërgjegjen e pastërt’. /Periskopi/



