Real Madridi ia mësyn dyshes së Chelseat

Real Madridi ia mësyn dyshes së Chelseat

Real Madrid kërkon Eden Hazardin dhe Thiabaut Courtois

Florentino Perez ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e Ronaldos dhe emri më i përfolur është ai i Eden Hazard, shkruan Periskopi.

Ylli belg shkëlqeu në Botëror ku ishte lojtari që dribloi më së shumti kundërshtarë.

Reali po interesohet edhe për portierin Thibaut Courtois, i cili fitoi Dorezën e Artë në ‘Rusia 2018’.

‘Los Blancos’ kanë në dispozicion plotë 300 milionë euro për këtë merkato dhe prioritetet kryesore janë dyshja e Chelseat, Hazard dhe Courtois. /Periskopi

Shpërndaje në: