Real Madridi ka vënë çmimin për superyllin e sajë
Real Madridi raportohet se ka vënë cmimin për Gareth Bale
Gareth Bale është një ndër futbollistet më të dekoruar në botë në kohën tonë dhe ka kaluar një kohë të mirë me titujt e fituar me Real Madrid. Megjithatë, në fillim pritej që të ishte lider i ri pas largimit të Cristiano Ronaldos, tash lojtari po kërkon që të largohet nga Spanja, transmeton Periskopi.
Me formën e tij momentale që po përshkruhet me lëndime të shumta deri në atë masë sa që shokët e tij të skuadrës kanë humbur besimin te Bale dhe janë duke shikuar në opsione të tjera. Në të kaluarën ishte vet Bale që deklarohej që nuk do të largohej nga Real Madrid edhe pse kishte oferta, tash edhe ai e ka pranuar që është koha për të që të kërkojë një tjetër destinacion.
Bale është një lojtar fenomenal kur është në fushë por ai është 28 vjeç dhe kjo mund të jetë mundësia e fundit që ai të bëjë një largim të madh te ndonjë skuadër tjetër.
Uellsiani mund të bëhet një ndryshues i lojës në cilindo skuadër që luan. Nëse kalon te Manchester United, Chelsea ose Tottenham ai mund të bëjë ndryshimin në këto skuadra duke ia vështirësuar punët Guardiolës së Manchester Citit.
Por kjo mbetet të shihet sepse shumë skuadra ngurrojnë tja paguajnë çmimin Bale-it, duke e ditur historinë e tij me lendime. /Periskopi



