Real Madridi me një plan fantastik për tifozët që nuk do të mund ta shikojnë finalen në Kiev (Foto)
Real Madrid do të luajë në finale të Champions League më 26 maj kundër Liverpoolit
Kievi do të jetë vendi ku do të caktohet fituesi i Champions League për sezonin 2017/18, transmeton Periskopi.
Reali është për herë të tretë në finale të këtij kompeticioni dhe dëshiron që ta shkruajë historinë duke e fituar atë.
Për tifozët të cilët nuk do të mund të udhëtojnë në drejtim të Kievit, klubi spanjoll ka gjetur një vend ideal për ta përcjellur finalen kundër Liverpoolit.
Klubi spanjoll do t’i hap dyert e ‘Santiago Bernabeut’ për tifozët që nuk do të jenë në Kiev dhe ‘Los Blancos’ mund ta përcjellin finalen në stadiumin e tyre.
Në mes të fushës pritet të vendoset një projektor gjigant që do t’ia mundësonte tifozëve ta shikonin finalen në ‘Santiago Bernabeu’. /Periskopi/




