Real Madridi mposht bindshëm Barcelonën, afër trofeut të Superkupës (Video)

Real Madridi mposht bindshëm Barcelonën, afër trofeut të Superkupës (Video)

Real Madridi mposhti Barcelonën në Camp Nou me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.

Pas një pjese të parë pa gola, gjithçka shpërtheu në pjesën e dytë, shkruan Periskopi.

Fillimisht Gerard Pique shënoi autogol, para se rezultati të barazohej nga Leo Messi.
Por nuk shkoi shumë dhe Reali ktheu epërsinë me anë të Cristiano Ronaldos, i cili shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca.
Ronaldo më pas u përjashtua me të kuq, pasi u ndëshkua me të dytin të verdhë, por kjo nuk paraqiti problem për Realin, i cili shënoi golin e tretë me anë të Asensios.
Tani skuadra e Zidane ka avantazh prej dy golave, para ndeshjes së kthimit që zhvillohet të mërkurën, në Santiago Bernabeu. /Periskopi

 

Shpërndaje në: