Real Madridi mposht bindshëm Barcelonën, fiton Superkupën e Spanjës (Foto)
Real Madridi ka arritur që të shpallet fitues i Superkupës së Spanjës, pasi mposhti rivalin e përbetuar nga Katalunia, Barcelonën.
Reali qysh në ndeshjen e parë thuajse e kapi me një dorë trofeun, pasi fitoi me rezultat prej 1-3, shkruan Periskopi.




Edhe në ndeshjen kthyese në ‘Santiago Bernabeu’ rrjedha e lojës ishte e njëjtë, me një Real që dominuan nga minuta e parë.
Kështu vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e katërt me anë të Marco Asensios, para se në 2-0 rezultatin ta çonte Karim Benzema (39′).




Pjesa e dytë kaloi e qetë, me vendasit e Realit që nuk nguteshin pasi ishin në avantazh dhe me Barcën e cila nuk tentonte të bënte diçka më shumë për ta rikthyer rezultatin.
Reali arriti të fitojë Superkupën e dhjetë në historinë e saj. /Periskopi



