Real Madridi me mungesa të mëdha ndaj Alavesit
Real Madrid nga ora 16:15 në ‘Santiago Bernabeu’, zhvillon ndeshjen e xhiros së 29-të ndaj Alavesit, shkruan lajmi.net.
Për këtë ndeshje, trajneri Zidane ka vendosur të pushojë katër lojtarë.
Francezi në konferencën për shtyp të mbajtur sot, ka deklaruar se tre lojtarët nga Amerika Latine, Keylor Navas, James Rodriguez dhe Marcelo, nuk do të luajnë ndaj Alvesit, kësaj liste i është shtuar edhe kapiteni Sergio Ramos.



