Real Madridi shkarkon trajnerin Lopetegui

Real Madridi shkarkon trajnerin Lopetegui

Real Madrid ka fituar vetëm katër nga nëntë ndeshjet e tyre të para në këtë sezon.

Real Madrid kanë ndarë rrugët me menaxherin Julen Lopetegui pasi klubi pësoi humbjen e tretë në LaLiga këtë sezon, kundër Levante. Kampionët evropianë tani kanë kaluar pesë ndeshje në të gjitha garat pa një fitore, transmeton Periskopi.

Levante kaloi në avantazh përmes José Morales dhe dyfishuan rezultatin pas vetëm 13 minutash nga pika e bardhë, duke nxitur tifozët në stadium të fërshëllejnë drejt trajnerit spanjoll.
Julen Lopetegui

Ish-trajneri i Spanjës filloi punën në Santiago Bernabeu pasi Zinedine Zidane dha dorëheqjen në fund të sezonit të kaluar, duke fituar tre tituj të njëpasnjëshëm të Ligës së Kampionëve.

Ish-legjenda e Los Blancos, Guti shihet si zëvëndësuesi potencinal i të larguarit Lopetegui./Periskopi/

 

Shpërndaje në: