Real Madridi të bindur për pafajësinë e Ronaldos ndaj akuzave për evazion fiskal

Real Madridi të bindur për pafajësinë e Ronaldos ndaj akuzave për evazion fiskal

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo është i akuzuar nga autoritetet spanjolle për mashtrim prej 15 milionë eurove, por klubi nga kryeqyteti ka insistuar se futbollisti i saj ka respektuar ligjin.

“Real Madrid C.F ka besim të plotë në lojtarin e saj, Cristiano Ronaldo, i cili sipas asaj që kuptojmë ne është sillur në përputhje me ligjin për përmbushjen e obligimeve fiskale”, u tha në një deklaratë zyrtare të klubit madrilen, transmeton Periskopi.

Akuzat dhe padia ndaj Ronaldos vijn pasi Lionel Messi u dënua për evazion fiskal. /Periskopi

 

Shpërndaje në: