Real Madridi vuan, por fiton në frymën e fundit ndaj Vallecanos
Real Madridi ka arritur fitore me shumë mund ndaj Rayo Vallecano 2-1 në frymën e fundit.
Reali mori një goditje të rëndë në minutat e para të ndeshjes, kur ylli anglez Jude Bellingham pësoi një lëndim dhe në minutën e 10-të u zëvendësua nga Brahim Diaz.
E ylli maroken asistoi te Vinicius Junior pesë minuta më vonë, derisa braziliani realizoi një gol spektakolar për epërsinë e vendasve për 1-0.
Me epërsinë minimale të Los Blancos 1-0 u mbyllen 45 minutat e para të ndeshjes.
⚽🤍🗣️💪 pic.twitter.com/3pe1I4CCl2
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 1, 2026
Pjesa e dytë nisi për mrekulli për mysafirët të cilët barazuan në minutën e 49-të me anë të de Frutos 1-1.
Reali u hodh në sulm për të gjetur golin e epërsisë, derisa Vallecano në minutën e 80-të mbetën me një futbollist më pak në fushë kur Papis Ciss u ndëshkua me karton të kuq, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Deri në fund madrilenët tentuan golin, por u desh të pritej minuta e 98-të për golin e fitores.
Brahim Diaz fitoi një penallti të vonshme, derisa Kylian Mbappe u tregua i saktë nga pika e bardhë duke shënuar për 2-1.
Me këtë fitore Reali vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 54 pikë, një më pak se Barcelona.
Ndeshjen e ardhshme Reali e zhvillon në udhëtim te Valencia, derisa Vallecano pret Real Oviedon./Periskopi



