Real Madridit i lëndohet super lojtari
Mesfushori i Real Madridit Isco ka pësuar një lëndim, në ndeshjen kundër Costa Rikës, me Kombëtaren e Spanjës.
Me këtë rast ai është kthyer në shtëpinë e tij dhe duket se do t’i mungojë klubit për një kohë.
Ky lëndim nuk është një lajm i mirë për skuadrën e Zinedin Zidane, pasiqë ai nuk do të mund të llogarisë në Iscon në ndeshjen e rëndësishme kundër Atletico Madridit e cila luhet të shtunën.
Mesfushori spanjoll përveq derbit madrilien do ta humb edhe ndeshjen e radhës të Kombëtares spanjolle e cila do ta luajë me 14 nëntor kundër Rusisë.



