Reali arrin marrëveshje me Cityn, Brahim Diaz transferohet në Bernabeu
Talenti spanjoll do t’i bashkohet skuadrës së Santiago Solarit.
Talenti i Manchester City, Brahim Diaz, do të transferohet në Spanjë në afatin kalimtar të janarit.
Real Madridi dhe Manchester City janë pajtuar për transferimin e Diaz në Santiago Bernabeu që në fillimit të vitit 2019, edhe pse kontrata e tij skadon në qershor.
Kampionët e Evropës janë gati të paguajnë 15 milionë euro, plus bonuset, në mënyrë që ta marrin 19-vjeçarin në janar.
Diaz do të nënshkruajë me madrilenët një kontratë gjashtë vjeçare dhe do të përfitojë rreth 3.5 milionë euro në sezon..



