Reali e mposhtë Leganesin dhe i afrohet në tabelë rivalit lokal (Video)

Reali e mposhtë Leganesin dhe i afrohet në tabelë rivalit lokal (Video)

Real Madrid e mposhti me rezultat 2:1 Leganesin në ‘Santiago Bernabeu’

Zinedine Zidane pushoi yjet kryesore për këtë takim pasi në mesjavë luan ndaj Bayern Munichut ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League, transmeton Periskopi.

Bale dhe Mayoral shënuan për Realin, ndërsa për mysafirët golin e vetëm e shënoi Brasanac.

Me këtë fitore ‘Los Blancos’ grumbullojnë 71 pikë dhe janë në vendin e tretë, një më pak se Atletico Madrid që është në pozitën e dytë.

Javën e ardhshme Reali do të takohet me Barcelonën në ‘Camp Nou’. /Periskopi/

Shpërndaje në: