Reali fiton mes shumë kontestimeve dhe falë eksperiencës (VIDEO)
Ajax është mposhtur 1-2 nga kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Real Madridi.
Vendasit kishin posedimin gjatë tërë pjesës së parë, ndërsa arritën të shënonin gol në minutën e 38′ me Tagliaficon, por mes shumë kontestimeve goli u anulua pas shikimit të VAR.
Pjesa e dytë prodhoi tre gola. Vinicius Jr. që është në formë të jashtëzakonshme, asistoi te Karim Benzema (60′), i cili shënoi për 1-0.
Mirëpo, Ajax u rikthye në lojë nëpërmjet Hakim Ziyech (75′) që baraspeshoi shifrat.
Marco Asensio (87′) i siguroi fitoren ekipit të Solarit, që duhet t’i falen eksperiencës së tyre në kompeticionin më madhështor në Evropë. /Periskopi/



