Reali gati të realizojë transferin më të shtrenjtë në histori
Real Madridi është gati të fillojë një lëvizje prej 300 million funteve për të nënshkruar me yllin e Paris Saint-Germain, Neymar.
Braziliani ka qenë prej kohësh në radar të Realit dhe tani presidenti i klubit Florentino Perez po vë gjithçka në përpjekje për ta joshur atë në ‘Bernabeu’.
Perez ka humbur durimin duke i dhënë të rinjve shanse dhe është i gatshëm të marrë masa pas eliminimit të turpshëm të Realit nga Liga e Kampionëve kundër Ajaxit këtë javë, transmeton Periskopi.

SPORT pretendon se ‘Galaktikët’ po përgatisin një rekord botëror prej 300 milionë funte për të nënshkruar me Neymar dhe janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë funte gjatë pesë sezoneve.
Tifozët e Madridit janë të dëshpëruar për një lojtar të madh për të mbushur boshllëkun e Cristiano Ronaldos, i cili kurrë nuk u zëvendësua në verë pas kalimit të tij në 100 milionë funte në Juventus. /Periskopi/




