Reali i kthehet realitetit, mposhtet nga Girona (VIDEO)

Reali i kthehet realitetit, mposhtet nga Girona (VIDEO)

Pas tetë ndeshjeve pa humbje, Real Madridi është mposhtur nga Girona 1-2 në ‘Santiago Bernabeu’.

Ekipi i Solarit gjithashtu në tetë ndeshjet e fundit ka arritur vetëm njëherë ta mbajë portën e paprekur.

Në fakt, ndeshja dhe pjesa e parë shkoi në mënyrë fantastike për vendasit, që shëuan edhe gol me anë të Casemiros (25′), pas krosimit nga Toni Kroos.

Pjesa e dytë ndërroi gjithçka. Fillimisht, Cristian Stuani (65′) barazoi rezultatin me anë të një penalltie.

Kur pritej që Reali të shënonte golin e avantazhit, ndodhi befasia. Portu (75′) shfrytëzoi mjaft mirë topin e kthyer nga pritja e Courtois për të shënuar golin e një fitoreje të madhe.

Në fund të ndeshjes, i zakonshmi Sergio Ramos u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

‘Galaktikët’ bien në pozitën e tretë me 45 pikë, kurse mysafirët tubojnë 27 pikë në vendin e 15.

Ndeshja e ardhshme e Realit është udhëtimi te Levante, ndërsa Girona pret Sociedadin. /Periskopi/

Shpërndaje në: