Reali kërkah hiq, mposhtet nga Alaves (Video)

Reali kërkah hiq, mposhtet nga Alaves (Video)

Real Madrid lëre që nuk po mundet të fitojë, por tanimë ka shkuar në katër ndeshje që nuk ka shënuar as edhe një gol, rekord i ri dhe i zi për Lopeteguin.

‘Los Blancos’ nuk arritën të mposhtin Alaves si mysafir, dhe humbën 1:0. Edhe pse u prit një fitore pas rikthimit të Gareth Bale, uellsiani nuk tregoi asgjë dhe u zëvëndësua në minutën e 80′.

Ekipi i Lopeteguit kishte raste, por pa mundur t’i konkretizonin. Trajneri spanjoll reagoi me zëvëndësime, të cilat nuk sollën asnjë rezultat.

Kur mendohej se ndeshja do shkonte në barazim, Garcia në minutën e fundit u përkujdes për befasinë dhe i solli tre pikë të arta ekipit të tij.

Reali gjendet në vendin e dytë me 14 pikë, teksa Alavesi ka po aq pikë dhe renditet një pozit më poshtë se ‘Los Blancos’./Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=innc8Q_OMVw

Shpërndaje në: