Reali kompletoi sezonin më të dobët në dekadën e fundit në La Liga

Reali kompletoi sezonin më të dobët në dekadën e fundit në La Liga

Real Madrid dje luajti ndeshjen e fundit në La Liga për edicionin 2017/18 ku barazoi 2:2 me Villarealin në udhëtim

Real Madrid ka arritur të fitojë 76 pikë si dhe të shënojë 94 gola, ndërsa kjo kampanjë është më e dobëta që nga koha e Fabio Capellos në sezonin 2006/07, transmeton Periskopi.

Në sezonin 2006/07 skuadra e udhëhequr atë kohë nga Capello arkëtoi 76pikë, por ishte shpallur kampion, ndërsa në sezonin 2005/06 kishte mbledhur vetëm 70 pikë.

Skuadra e italianit gjithashtu kishte shënuar 94 gola, ndërsa në sezonin 2008/09 ‘Los Blancos’ realizuan vetëm 83 gola.

Kur krejt këtyre u shtohet fakti që Barcelona do ta mbyllë sezonin me 17 pikë para në rast se fitojnë ndaj Sociedadit në shtëpi, e dhimbshme për tifozët madrilen.

Por, Reali mund ta shpëtojë sezonin nëse në finalen e 26 majit e mposhtë Liverpoolin në kuadër të Champions League. /Periskopi/

Shpërndaje në: