Reali me vetëbesim: Liverpooli, kundërshtari më i dobët në 16 vjet

Reali me vetëbesim: Liverpooli, kundërshtari më i dobët në 16 vjet

Nesër zhvillohet një prej dy-tri ndeshjeve më të rëndësishme në futbollin ndërkombëtar. Liverpooli i Jurgen Kloppit do të përballet me Real Madridin e Zinedine Zidane-it në finalen e Ligës së Kampionëve, shkruan Periskopi.

Në ekipin e Liverpoolit kanë bindjen se ardhja e Virgil Van Dijk ka pasur rol të madh në suksesin e tyre drejt finales. Holandezi u soll në Anfield me shumë para, por edhe për cilësitë e tij ka shumë dyshime.

Pa yje të mëdhej, Liverpooli mund të konsiderohet që ka arritur mjaft larg – e udhëhequr nga Mohamed Salah sensacional.

Independent thotë se në Madrid, figurat qëndrore të klubit besojnë se do ta fitojnë ndeshjen fare lehtë. Ish trajneri i tyre, Vidence del Bosque ka parashikuar që Real Madridi do ta fitojë ndeshjen me rezultat bindës 4 me 1. Vetë Del Bosque kishte qenë finalist me Real Madridin në vitin 2002, kur e kishte fituar finalen ndaj Bayer Leverkusenit me rezultat 2 me 1.

Por kjo u bë në kohën kur nuk ekzistonte koncepti i superklubit. Tashmë, Real Madridi është bërë me të vërtetë një superklub. Ata e kanë arritur finalen e tretë rresht, pasi i fituan dy të fundit.

Dhe duket që edhe figura të tjera, megjithëse nuk janë shprehur publikisht, siç shkruan Independent, mendojnë se Real Madridi do ta mposhtë bindshëm Liverpoolin/Periskopi

Shpërndaje në: