Reali merr një lajm të keq pas fitores
Real Madridi mbrëmë mori një fitore të vështirë me rezultatin 2-1 si mysafir ndaj Betisit në kuadër të xhiros së 19-të në La Ligë.
Por pavarësisht rezultatit Real Madrid nuk bëri një paraqitje të kënaqshme, duke poseduar topin vetem me 26% gjatë të gjithë lojës.
Por sikur të mos mjaftonte forma jo e mirë e ekipit, ylli i skuadrës, Benzema u rrëzua dhe ra mbi dorën e tij të djathtë, ku më pas u detyrua të linte fushën e lojës.
Së fundmi thuhet se Benzema është dëmtuar rëndë.
Këtë lajm e ka konfirmuar, Santiago Solari i cili tha se francezi e ka thyer gishtin, mirëpo nuk dha informacione se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave.



