Reali në ‘krizë’, Lopetegui konfirmon lojtarët e dëmtuar
Julen Lopetegui bëri një përmbledhje për të nxjerrë në pah lëndimet tek lojtarët kryesorë, pasi trajneri i Real Madridit ka tre ndeshje pa sukses.
Pasi u punësua si pasardhës i Zinedine Zidane, Lopetegui nisi me rezultate solide, duke humbur vetëm dy pikë në gjashtë ndeshjet e tij të para në LaLiga dhe në Ligën e Kampionëve, shkruan Periskopi.
Presioni mbi Lopetegui ka filluar të rritet, por ai është i bindur se është vetëm një shkëndijë e vogël krize, duke treguar në listën e tij të gjatë të lëndimeve.

”Kemi disa pengesa dhe lëndime. Marcelo dhe Carvajal do jenë jashtë për disa javë, sigurisht që edhe Isco, i cili pati një operacion”.
”Dhe Gareth Bale, për shembull, kishte një zgjatje kundër Atleticos. Këto janë gjërat që shihni rregullisht në shumë ndeshje”.
”Tani duhet t’i kapërcejmë pengesat. Është më e lehtë për të marrë vendime me një skuadër të plotë”, përfundoi ai./Periskopi/



