Reali nuk dëshiron që t’ia sheh sytë Ronalods, klubi spanjoll ia heq ‘followin’ në Instagram (Foto)

Reali nuk dëshiron që t’ia sheh sytë Ronalods, klubi spanjoll ia heq ‘followin’ në Instagram (Foto)

Cristiano Ronaldo është një nga personazhet e kësaj vere, pasi ka bërë një transferim të bujshëm te Juventusi, duke u larguar pas 9 vitesh plot suksese nga Real Madridi. Në Torino ai është tashmë një idhull, edhe pse nuk ka debutuar ende me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Si zakonisht, portugezi po fillon t’i njohë mirë shokët e tij të rinj dhe ka kryer një praktikë shumë të zakonshme në këto raste, duke ndjekur lojtarët e ekipit në rrjetet sociale, si në Instagram. Deri tani çdo gjë është normale, por gjëja qesharake është se, në të njëjtën kohë që ka filluar të ndjekë shokët e tij të skuadrës, trajnerin e tij të tanishëm dhe profilin e Juventusit, ai është ndalur në llogarinë e Real Madridit.


Ylli portugez gjithashtu ia ka hequr ‘followin’ klubit spanjoll.

Sidoqoftë, “Topi i Artë” i tanishëm vijon të ndjekë ish-shokët e tij te Real Madridi, si dhe trajnerët e mëparshëm, që ka pasur gjatë karrierës së tij, si Carlo Ancelotti apo Zinedine Zidane, përmes rrjeteve sociale.

Shpërndaje në: