Reali përdhunohet në Bernabeu, Roma ‘kërkah hiq’ (VIDEO)

Reali përdhunohet në Bernabeu, Roma ‘kërkah hiq’ (VIDEO)

Real Madrid është mposhtur 0 me 3 nga CSKA, duke u bërë padyshim befasia e natës së sontme.

Chalov (37′) dhe Schennikov (43′) i dhanë epërsinë qysh në pjesën e parë ekipit rus.

Solari reagoi me disa zëvëndësime në pjesën e dytë, por nuk arriti rezultat, pasi në minutën e 73-të Sigurdsson fundosi ‘Los Blancos’ për 3 me 0.

Reali kalon në rrethin tjetër me vendin e parë, falë edhe humbjes së Romës nga Plzen. Këta të fundit do luajnë në Europa Ligë, pasi mposhtën Romën me rezultat 2 me 1.

Kovarik dhe Chory shënuan për kampionët çek, kurse Cengiz Under shënoi golin e nderit për ekipin e Di Francescos. /Periskopi

 

Shpërndaje në: