Reali s’ka nevojë për Neymarin, tashmë e ka një të tillë në skuadër (Video)
Vinicius është duke shkëlqyer në përgatitjet parasezonale me Real Madridin dhe për të ka vetëm fjalë të mira nga bashkëlojtarët e tij
Të jesh i suksesshëm në futboll, edhe më shumë kur je pjesë e Real Madridit si 18 vjeçar, një lojtar duhet të ketë shumë aftësi, mentalitet dhe pak fat, të gjitha këto i ka Vinicius, transmeton Periskopi.
Shumë lojtarë të rinj kanë qenë pjesë e skuadrës së parë të Realit, por shumica kishin dështuar që të linin gjurmë, përveç Marcelos dhe Varane që u treguan të suksesshëm.

Kur kanë kaluar vetëm 10 ditë nga përgatitjet parasezonale ylli brazilian ka befasuar të gjithë me formën që ka treguar në stërvitje.

“Ai është i ri, por shumë i fortë, nëse do të dëgjojë ai do të bëhet shumë i mirë,” i ka thënë një lojtar i Realit gazetës prestigjioze ‘Marca’.
“Ai është i mirë, por duhet të adaptohet me futbollin evropian,” ka thënë një tjetër futbollist.
Julen Lopetegui po e vendos Vinicius përkrahë Benzemas dhe Bale dhe me gjasë braziliani mund të jetë senazcioni i edicionit të ri në La Liga dhe pse edhe në Evropë. /Periskkopi/



