Reduktime të shpeshta të rrymës, banorë e fshatit Koliq të Prishtinës protestojnë sot
Banorët e fshatit Koliq të Prishtinës do të protestojnë sot në ora 14:00 pas ndërprerjeve të shpeshta të rrymës, raporton KP.
“Banorët e fshati Koliq të Prishtinës, organizojnë protestë paqësore te Trafoja e fshatit, me qëllim të shprehjes së pakënaqësive lidhur me ndërprerjet e shpeshta dhe të vazhdueshme të energjisë elektrike. (Koliq, ora 14:00)”



