Referi legjendar anglez: Referi gaboi që i dha penallti Manchesterit, “topi u prek me dorë pa qëllim”

Referi legjendar anglez: Referi gaboi që i dha penallti Manchesterit, “topi u prek me dorë pa qëllim”

Penalltia që i fitoi ndeshjen Manchester United-it nuk ka ekzistuar sipas ish gjyqtarit anglez Mark Halseyt.

Ish referi i njohur i Premier League-s beson se VAR-i i dha presion referit brenda fushës për të ndërruar mendje në mënyrë që të akordonte penallti, të cilën e realizoi me sukses Marcus Rashford.

Djajtë e Kuq realizuan një prej kthimeve më epokale të rezultateve kundër kampionëve të Francës, gjatë mbrëmjes së kaluar, pas rezultatit prej 2-0 në ndeshjen e parë, përkthen Periskopi.

Por ata e bënë një gjë të tillë në mënyrë kontraverse, në sekondat e fundit të ndeshjes përmes një penalltie që vetë referi anglez thotë se nuk ekzistonte.

Fillimisht slloveni Damir Skomina sinjalizoi për korner, por më pas VAR-i ndërhyu duke i thënë se ishte penallti.

“Në mënyrë që të përdoret VAR-i duhet që gabimi i referit të jetë i qartë. A ishte rasti i mbrëmshëm i qartë? Shumë mirë që Manchester Unitedi kaloi tutje, por për mendimin tim, a duam që ndeshja e atij niveli të përfundojë në atë mënyrë si përfundoi?”

“Për mendimin tim, në atë situatë duhet të jesh mentalisht i fortë, dhe të thuash se “jo, nuk ishte [prekja me dorë] veprim i qëllimshëm”. Nuk ishte e qëllimshme për mendimin tim.

Shpërndaje në: