Referi përjashton gabimisht lojtarin edhe pse përdori teknologjinë VAR (Foto)
Referi kolumbian e ndëshkoi me karton të kuq lojtarin e gabuar të Kamerunit edhe pse fillimisht shikoi ndërhyrjen në sistemin VAR.
Rasti ka ndodhur në duelin e Kupës së Konfederatave, në mes të Gjermanisë dhe Kamerunit, transmeton Periskopi.
Futbollisti Ernest Mabouka ndërhyri ashpër ndaj Emre Can, por referi përjashtoi me të kuq Sebastien Sianin.
Sidoqoftë, pasi shikoi rastin për herë të dytë në sistemin VAR, referi Wilmar Roldan përjashtoi Maboukan.
Gjermania fitoi ndeshjen me rezultat 3-1./Periskopi






