Reja e Afrim Muçiqit shkëlqen në një aheng familjar (Foto)
Është bërë trend dhe e pa shmangshme kjo situatë që në kryeqendër të vëmendjes janë rejat e shumë këngëtarëve, shkruan Kosovarja.
Edhe pse shumë pak përflitet se me çfarë merren këto personazhe që zënë vend shumë të rëndësishëm në medien rozë , por fokusi është se si duken ato.
Është jeta e tyre prej luksi që tërheq vëmendjen e lexuesit dhe pa dyshim janë nuset e këngëtarëve me zë që ato behën pjesë e komenteve të shumta.
Nuk është emër i panjohur Albertina Krajkova ajo edhe më parë ka qenë pjesë e rubrikave rozë si e fejuara e djalit të këngëtarit të madh Afrim Muçiqi.
Albioni është djali parë i këngëtarit ai tërhoqi vëmendjen me rastin e fejesës me vajzën bukuroshe.
Albertina ka përfunduar studimet, punon gjithashtu ajo ishte edhe prezantuese në njërin nga televizionet tona. Relacionet e rejave me vjehërri te këngëtarët tanë është për tu lakmuar, janë shumë të ngrohta dh të afërta. Albertina së fundmi ishte pjesë e një ahengu familjarë dhe kështu ajo shkëlqeu në krahët e të fejuarit Albionit. /Kosovarja/






