Reja e Shyhretes ndërron stil, duket “hot”
E, kush se njeh Learta Jakupin? Ajo është tashmë fytyrë publike, status që e fitoi që kur u bë reja e Shyhretes, shkruan “Kosovarja”.
Learta, ndonëse e shkolluar për muzikë, e ka lënë fare atë. Ajo, është shumë e talentuar në muzikë klasike, por ka kohë që nuk ka marrë pjesë në ndonjë koncert.
Reja e Shyhretes është shumë e dedikuar ndaj djalit të saj, të cilit po i kushton kohën më të madhe, shkruan “Kosovarja”.
Siç shihet nga fotot e fundit, Learta ka ndryshuar goxha stil. Ajo duket shumë më “hot” se dikur, e për këtë kontribuon edhe forma e re fizike./Kosovarja/




