Rekord historik në Premier Ligën angleze, nuk do të besoni se çfarë ka ngjarë me Huddersfield (Video)

Rekord historik në Premier Ligën angleze, nuk do të besoni se çfarë ka ngjarë me Huddersfield (Video)

Hadërsfilldi është bërë ekipi i parë në historinë e Premier Ligës që ka fituar dy ndeshjet e para të luajtura në elitën e futbollit anglez.

Skuadra e cila debutoi këtë sezon mes më të mirëve në Angli mposhti sot në shtëpi Njukasëllin e drejtuar nga Rafa Benitez me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Moj në minutën e 50.

Pas dy javëve të para, Hadërsfilldi ka grumbulluar 6 pikë të plota teksa kujtojmë që në javën e parë debutoi duke fituar në transfertë ndaj Kristal Palasit me rezultatin bindës 0-3.

Ndërkohë Njukasëlli e ka filluar në mënyrë negative këtë sezon teksa ka regjistruar dy humbje në dy javë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=KZREMi8sTmw

 

 

Shpërndaje në: