Rekord i jashtëzakonshëm në Kosovë: Hajvalia mposhtin Vizionin 38:0 (Video)

Rekord i jashtëzakonshëm në Kosovë: Hajvalia mposhtin Vizionin 38:0 (Video)

Në këtë javë është arritur edhe rezultati më i thellë ndonjëherë në futbollin kosovar dhe jo vetëm.

Klubi i futbollit të femrave, Hajvalia ka demoluar rivalet e Vizionit që vijnë nga Ferizaj duke i mposhtur me rezultat të thellë 38-0, transmeton Telegrafi.

Kjo fitore për vashat e Hajvalisë ishte edhe më e ëmbël pasi e thyen rekordin e rivalëve të tyre nga Mitrovica.

Ditë më parë KFF Mitrovica e kishte mposhtur Lirinë e Prizrenit me rezultat të thellë 26-0 duke vendosur rekord në futbollin kosovar, por tanimë ky rekord nuk ka vlerë i tyre.

Në këtë lojë është vendosur edhe një rekord tjetër nga futbollistja Zelfije Bajramaj.

Ajo ka shënuar plotë 18 gola për 90 minuta lojë.

Shpërndaje në: