Rekord i ri në histori të futbollit
Klubet e futbollit anembanë botës në vitin 2016 kanë shpenzuar më së tepërmi para në histori për transferime, ka njoftuar FIFA. 4.8 miliardë dollarë janë paguar për transferimet e futbollistëve, përcjell “lajmi.net”.
Për dallim nga viti 2005, klubet kanë qenë më aktive në afatet kalimtare për 14.3 për qind.
Kurse, në total janë realizuar 14.591 transferime.



