Rekordi i Getoarit: Më shumë femra se gjithë të tjerët
Një nga reperët dhe producentët që ka një kohë të gjatë në tregun muzikor shqiptar e kosovar dhe që u ka “mbijetuar” viteve është Getoar Selimi.
Ai me siguri do të mbahet mend për bashkëpunimet me disa nga këngëtaret më seksi të skenës. Çiljeta, Elvana Gjata, Soni Malaj, Genta Ismajli, Tuna, Luana dhe Fatime Kosumi kanë të gjitha të paktën një bashkëpunim me Getin. Përpos kësaj, të gjitha këto bashkëpunime janë kthyer në hite që në momentin që janë publikuar.
Kujtojmë bashkëpunimin me Çiljetën “Dridhe”, atë me Elvana Gjatën në “Të dy”, “Ai është i trent” me Fatime Kosumin, “Më merr” me Soni Malaj. Pa harruar edhe “Krejt e din” me Genta Ismajlin, “MMV” me Tunën, “D&G” me Dafina Zeqirin dhe së fundmi me Luana Vjollcën, “Tirana Lifestyle”.
Ky është një rekord që e mban vetëm Getoari, sepse, mesa dimë, asnjë këngëtar tjetër shqiptar nuk ka në repertorin e tij kaq shumë bashkëpunime me këngëtare femra. Ja dhe një trofe për “MMV”-në.



