Remzie Osmani paralajmëron projektin e ri muzikor
Këngëtarja e njohur Remzie Osmani ka ndarë me ndjekësit një lajm të ri rreth projekteve të saj muzikore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikojë tre balada të reja, të cilat, sipas saj, janë këngë që i ka ndjerë thellë dhe i ka interpretuar me shumë shpirt.
“Tri balada po vijnë… janë këngë që i kam ndje fort dhe i kam këndu me shpirt”, ka shkruar ajo.
View this post on Instagram
Artistja ka treguar se këto projekte do të publikohen një nga një brenda pak javësh.
Në fund, ajo ka falënderuar publikun për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ata janë gjithmonë pjesë e zemrës së saj./Periskopi



